Çfarë duhet të dini para se të pini pilulën ’72-orëshe’ – AlpeGossip
Çfarë duhet të dini para se të pini pilulën ’72-orëshe’

Çfarë duhet të dini para se të pini pilulën ’72-orëshe’

Ok, prezervativi padashur u ça dhe asnjëri prej jush nuk është gati për një bebe. Gjëja e parë që mendoni është kontraceptivi emergjent, ose siç e njohim ndryshe “72 orëshi i famshëm”.
Sigurisht, para se ta pini gjithçka mendoni janë efektet anësore të këtij ilaçi. Çfarë po rrezikoni vërtetë dhe a ja vlen e gjithë kjo?

1. Ndryshime në ciklin menstrual

Pasi merrni pilulën mund të shihni ndryshime tek periodat tuaja. Ato mund të vijnë me shumë dhimbje, ose mund të rikthehen edhe nësa cikli ju përfundoi pak ditë më parë. Gjithsesi ajo çfarë duhet të dini është se periodat e muajit të ardhshëm duhet të vijnë në kohën e caktuar, plus/minus dita ditë.

2. Përzierje

Një tjetër efekt anësor i cili zakonisht ndodh mëngjesin pasi keni marrë ilaçin, janë sikletet në stomak. Mund të keni të përziera ose të vjella. Në çdo rast duhet t’i drejtoheni një mjeku, sepse tregon që medikamenti që keni marrë nuk është absorbuar nga organizmi juaj.

3. Marrje mendsh

Nuk duhet të shqetësoheni nëse keni marrje mendsh pasi keni marrë kontraceptivin e emergjencës.

4. Dhimbje koke ose lodhje

Njësoj siç ndodh para, gjatë ose pas ciklit, dhimbja e kokës është një tjetër efekt anësor që ndodh pasi merrni ilaçin. Mund të ndiheni kështu për pak ditë dhe më pas gjithçka do të kalojë.

5. Gjoks i ndjeshëm

Ndjeshmëria e gjoksit lidhet gjithashtu me pilulën e emergjencës. Nuk duhet të shqetësoheni nëse mëngjesin tjetër keni dhimbje apo e ndjeni si të lënduar zonën përreth tij.

Burimi: Women’s Health