Për ju që humbët shansin me Albanin, njihuni me super vëllain e tij beqar (FOTO) – AlpeGossip
Për ju që humbët shansin me Albanin, njihuni me super vëllain e tij beqar (FOTO)

Për ju që humbët shansin me Albanin, njihuni me super vëllain e tij beqar (FOTO)

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, prej vitesh pjesë e skenës muzikore shqiptare, koncerte, pjesëmarrje në festivale, videoklipe shumë të klikuara dhe i komentuar shumë edhe për jetën personale.

Këngëtari i hiteve “Një herë në jetë” , “Eklips”, “Mrekullia e 8” etj, duket se vazhdon të mbetet ëndrra e çdo vajze.

Mirëpo, për të gjitha vajzat që humbën shansin me Albanin, lajmi i mirë është se ai ka një vëlla gati gati binjak, dhe për më tepër, single!

Taulant Skënderaj quhet vëllai më i vogël i Albanit, që jeton në Pistoia të Italisë.

Ai duket se pëlqen qentë dhe natyrën, dhe ka një ngjashmëri tepër të madhe me këngëtarin.