Pas daljes nga emisioni “Për’puthen”, Andi ka qenë një prej personazheve më të komentuar në media e rrjete sociale.
Ai doli “çift” me Tean dhe më vonë iu zbulua skenari i mashtrimit, pas bërjes publike të lidhjes së Teas me Beart Rexhepin.
Këta të fundit u ndanë, teksa në rrjet konkurrentët kanë nisur thumbat e kërcënimet për njëri-tjetrin.
Për të nxjerrë të vërtetat e tij, Andi ka kërkuar 30 mijë ndjekës në Facebook, deklaratë e cila u sulmua mjaft nga ish-konkurrentët e tjerë të “Për’puthen”.
Mes zhurmës së madhe në rrjet, Andi është shfaqur gjithashtu si model në videoklipin e ri të këngëtares Shkenda Dubova, e cila u rikthye në muzikë.
Kënga e saj i kushtohet një dashurie të përfunduar mes dy personave që dëshirojnë të rikthehen sërish bashkë, ndërsa në videoklip mund të shohim ish-konkurrentin përkrah këngëtares.
Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, gjithashtu ish-konkurrente e “Për’puthen”, janë në një lidhje së bashku.
Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.
Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.
Tashmë, Melisa nuk mund ta fshehë dot më gjatë krenarinë për partnerin e saj, të cilin e mbështet në çdo lëvizje të tijën. Ish-konkurrentja ka ndarë në InstaStory videon ku Andi shfaqet në videoklip, krahas së cilës shkruan:
“Se di dmth”- shoqëruar me emojin e një flake dhe sytë me yje.
Epo, padyshim ajo është “fansja” e tij numër 1.





![Rita Ora shokon kalimtarët: Mban kapele me stemën e një gruaje të zhveshur, me këmbët e hapura [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/da8ef8151d8d74e3b2cc75bb9e449020_L-400x246.jpg)







