ISHIN ZËNË/ Noizy bën veprimin e pazakontë kundrejt Oriola Marashi-t (FOTO) – AlpeGossip
ISHIN ZËNË/ Noizy bën veprimin e pazakontë kundrejt Oriola Marashi-t (FOTO)

ISHIN ZËNË/ Noizy bën veprimin e pazakontë kundrejt Oriola Marashi-t (FOTO)

Disa muaj më parë në media bëri bujë lajmi se reperi Noizy dhe modelja Oriola Marashi i kishin dhënë fund miqësisë pas një sherri. U tha se ata kishin shumë mosmarrëveshje dhe si pasojë Oriola u largua nga labeli OTR.

Dyshja nuk ndiqen në Instagram dhe prej kohësh nuk janë parë bashkë, ndërkohë që Oriola ka vazhduar karrierën e saj si modele. Mirëpo, ndërkohë që të gjithë i dinim të zënë. së fundmi Noizy i ka habitur të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar në Instastory dy foto të Oriolës.

Në të modelja shihet teksa ka pozuar me rrobat e markës së Noizyt. Siç duket pavarësisht sherrit Noizy nuk i mban mëri modeles dhe këtë gjë e tregon më së miri gjesti i tij.