Rike Roçi preket gjatë emisionit kur flet për babanë e ndjerë: “Ishte pika ime e dobët” – AlpeGossip
Rike Roçi preket gjatë emisionit kur flet për babanë e ndjerë: “Ishte pika ime e dobët”

Rike Roçi preket gjatë emisionit kur flet për babanë e ndjerë: “Ishte pika ime e dobët”

Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Rike Roçi, ka ndarë me teleshikuesit disa ndjenja shumë të rëndësishme për të, që lidhen me babanë e ndjerë.

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ajo tregoi rëndësinë që kishte për të i ati.

 

Shpesh Roçi bën dedikime në “Facebook”, për njeriun e saj të shtrenjtë që është ndarë nga jeta kohë më parë.“Ai ishte pika ime e dobët”, tha ajo, ndërsa tregoi rëndësinë që kishte në jetën e saj babai.

Ajo e kujton atë sa herë që vjen në Tiranë dhe këtë e tregoi përmes një postimi më 23 mars:

“Sa herë që vij në Shqipëri më vijnë ndër mend kujtimet tona… Çdo gjë më kujton ty këtu… Edhe pse sonte nuk mund të jesh prezent në publik për të të emocionuar, e di që do të më shohësh nga lart… Më mungon pamasë babi”.

Apo më herët më 19 mars, për Ditën e Baballarëve:

“Ti më mungon më shumë se kurrë”.