“MË JANË INFEKTUAR TË AFËRM…”/ Soni Malaj pro ndalimit të muzikës: Grumbullimet gjatë verës… – AlpeGossip
“MË JANË INFEKTUAR TË AFËRM…”/ Soni Malaj pro ndalimit të muzikës: Grumbullimet gjatë verës…

“MË JANË INFEKTUAR TË AFËRM…”/ Soni Malaj pro ndalimit të muzikës: Grumbullimet gjatë verës…

Sikundër e dimë situata nga Covid-19 po bëhet gjithnjë e më serioze dhe në vendin tonë janë infektuar 10,406 persona dhe kanë humbur jetën 319 të prekur.

Në 20 korrik qeveria vendosi të ndalonte muzikën pas orës 20:00, vendim ky që u kundërshtua nga shumë artistë.

Mirëpo, Soni Malaj duket se bën përjashtim dhe është pro këtij vendimi.

E ftuar në “ABC e pasdites” këngëtarja tregoi se si të njohur të saj janë prekur nga Covid-19, duke shtuar se i është dukur absurde që grumbullimet masive janë bërë edhe pas orës 20:00.

Kam pasur oferta për të kënduar, nuk është më çështje lekësh. Njerëz që unë njoh, të afërm janë prekur nga virusi. Grumbullimet gjatë verës nuk duheshin bërë as në 2 as në 4. Që kur ndodhi pandemia jam shumë e kujdesshme. As ty për herë të parë s’të përqafova.

Lidhur me anën profesionale, Soni tregoi se ka gati 3 projekte, teksa e pyetur nëse njëra prej tyre është me Tunën, ajo buzëqeshi.

Për kujtesë, dy këngëtaret u përfolën për një bashkëpunim të mundshëm në qershor kur u panë së bashku në Prishtinë nën shoqërinë edhe të Yll Limanit.