Xheni veshi fustanin e bardhë të nusërisë, shikoni si e komenton Benardi këtë (FOTO) – AlpeGossip
Xheni veshi fustanin e bardhë të nusërisë, shikoni si e komenton Benardi këtë (FOTO)

Xheni veshi fustanin e bardhë të nusërisë, shikoni si e komenton Benardi këtë (FOTO)

Ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother 9”, Xheni i habiti të gjithë duke u shfaqur me fustan nusërie ndërsa postoi edhe një foto me aktorin e “Portokallisë”, Olsi Bylykun duke i bërë fansat konfuzë, shumë prej të cilëve e uruan me trashëgime, edhe pse duket se dyshja janë thjesht pjesë e ndonjë projekti.

Pak orë më vonë, Benardi bëri një video live bashkë me mikun e tij dhe shumë prej fansave e pyesnin ish-banorin për Xhenin dhe faktin që ajo u bë nuse.

Benardi vetëm qeshi fillimisht, por pak më vonë teksa miku i tij u shpreh “Po, po Benardi s’po i hahet buka nga stresi”, ish-banori e konfirmoi duke lënë të kuptohet se nuk i intereson më për Xhenin.