ÇIFT ME SEVEN SARAQIN? Reagon Kejvina Kthella për herë të parë – AlpeGossip
ÇIFT ME SEVEN SARAQIN? Reagon Kejvina Kthella për herë të parë

ÇIFT ME SEVEN SARAQIN? Reagon Kejvina Kthella për herë të parë

Ditën e sotme, në rrjet qarkulluan disa pamje ku velina Kejvina Kthella shfaqej në një club në Amerikë me reperin Seven Saraqi.

Së bashku me Taynën, Kejvina kishte shkuar në eventin e organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame” dhe vajzave po i bënte shoqëri edhe reperi shqiptar.

Ishte vetë Seven ai që publikoi në InstaStory një video me Kejvinën, teksa filmonin veten me filtrat e Instagram-it.

Reperi qëndronte pas Kejvinës dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ngriti dyshimet se ata mund të ishin në një lidhje së bashku.

Për arsye që nuk dihen, Seven e fshiu videon më pas, megjithatë pamjet e ruajtura vazhduan të qarkullonin në rrjet.

E kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Kejvina i është përgjigjur lajmeve për romancën e saj të re, duke mohuar gjithçka.

Velina tregoi se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më shumë se kaq.

Mesa duket, miqtë janë mbledhur natën e kaluar në Amerikë për të shijuar muzikën e mirë dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.