Prej disa kohësh në media është komentuar gjatë për bashkëpunimin më të ri të Luana Vjollcës me këngëtarin me famë botërore Faydee. Ata u fotografuan bashkë pak ditë më parë në Prishtinë dhe u mësua se kishin nisur xhirimet në disa vende të Shqipërisë.
Pak minuta më parë Luana e pranoi lajmin e bashkëpunimit dhe publikoi një video ku po e mësonte Faydeen të fliste shqip.
“Ok meqë nuk është më një sekret më lini t’ju tregojë Faydeen”, thotë Luana teksa këngëtari dëgjohet të thotë: “Ju dua shumë jeni më të mirët shqiptar. Përshëndetje, faleminderit,”, shprehet Faydee ndërkohë që Luana i mëson si të thotë shqip” Të dua shumë”.
“Unë e dija të dua shumë edhe më parë “, tregon ai.
“Nga e dije?” e pyet Luana ndërkohë që këngëtari i thotë: “Nga vajzat, vajzat më thonë gjatë gjithë kohës të dua shumë”, tha Faydee duke shkaktuar të qeshura.