DUKE FOLUR SHQIP ME NJË FËMIJË/ Kjo video e Rita Orës do t’ju zbukurojë ditën – AlpeGossip
DUKE FOLUR SHQIP ME NJË FËMIJË/ Kjo video e Rita Orës do t’ju zbukurojë ditën

DUKE FOLUR SHQIP ME NJË FËMIJË/ Kjo video e Rita Orës do t’ju zbukurojë ditën

Këngëtarja  me origjinë shqiptare Rita Ora siç dihet është rritur në Angli dhe karrierën e saj e ka zhvilluar atje. Pavarsisht kësaj, Rita gjithmonë është treguar shumë krenare për prejardhjen e saj.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme. Së fundmi ajo ka ndarë një ndër videot më të bukura që po komentohet shumë në media. Në videon në fjalë Rita po bisedon shqip me një fëmijë shqiptar.

Kjo video është realizuar gjatë qëndrimit një koncerti të Ritës në Kosove me datë 17 shkurt. Duke parë turmën e madhe të njerëzve të mbledhur për koncertin, fëmija e pyet Ritën pse janë mbledhur aq shumë njerëz jashtë. Ndërkohë që këngëtarja i është përgjigjur shqip dhe më pas ua përkthen në anglisht kolegëve të saj.