DONI TË MBANI ERË FANTASTIKE? Këto janë 10 parfumet që mund të përdorni – AlpeGossip
DONI TË MBANI ERË FANTASTIKE? Këto janë 10 parfumet që mund të përdorni

DONI TË MBANI ERË FANTASTIKE? Këto janë 10 parfumet që mund të përdorni

Cher, Naomi Campbell, Winona Ryder, Halle Berry, Priyanka Chopra, Bella Hadid, të gjitha gra me një aureolë mistike, joshëse, intriguese. Kur mendojmë për parfumet që do t’u përshtateshin, menjëherë na shkon mendja te notat e lëkurës. Lëkura, si material, nuk prodhohet në natyrë, nuk rritet në pyll, fushë apo xhungël. S’është natyrale dhe prandaj mund t’i atribuosh me dhjetëra kujtime.

Ndonjëherë, të kujton një çantë të shtrenjtë, ndonjëherë një kolltuk të butë në një klub ekskluziv. Herë të tjera, lëkura sjell kujtime shalësh dhe çizmesh. Ose ndoshta, rripin e kitarës së një njeriu të dashur. Karriget në bibliotekë apo xhaketën e një çiklisti. Kujtimet janë të pafundme.

Balmain Extatic, $115

Nëse s’përballoni dot veshjet e Balmain, ose nëse ju shpëtoi koleksioni i ri Balmain x H&M, keni ende mundësi të blini parfumin në fjalë: Një kombinim luksoz i trëndafilit, dardhës, lules së osmantit dhe toneve të buta si gjalp të lëkurës Barenia në sfond. “Është si një prej fustanve tona: i aftë të nxjerrë në pah sensualitetin e gruas që e mban,” thotë Olivier Rousteing, drejtor kreativ i Balmain.

Dolce & Gabbana Velvet Exotic Leather, $225

Disa vajza nuk ua kthejnë këmishat të dashurve të tyre, thjesht që t’u ndjejnë aromën ndonjëherë. Ky kombinim i rrëshirës, tymit, sherebelës dhe livandos krijon një aromë sensuale të lëkurtë që mban era lëkurë burri të vërtetë. Me pak fjalë, mos vidhni më këmisha, por blini këtë parfum.

Le Labo Santal 33, $240

Mbyllni sytë dhe mendoni për çizme kaubojsash, kuaj dhe një zjarr të ngrohtë në pyll. Ky parfum me nota karafili të tharë, druri dhe qelibari ju çon në një kohë tjetër.

Chanel Cuir de Russie, $280

Kur sqima e Coco Chanel takohet me egërsinë e parfumierit rus, Ernest Beaux, rezultati është kjo aromë. Mademoiselle zgjodhi tonalitetet e irist dhe jasminës, ndërsa Monsieru Beaux shtoi mështeknën dhe duhanin e Virginia-s. Chanel Cuir de Russie mban era tym dhe luks.

Dana English Leather, $19

Shishja nga viti 1949 është mëse mashkullore – silueta e një shale, doreza e drunjtë – por aroma e qelibartë në brendi të surprizon. Qitro, myshk dhe lëkurë, English Leather është më uniseks nga ç’duket.

Diptyque Opone, $200

Kur janë cilësore, aromat të zhvendosin në epoka dhe vende larg shtëpisë. Me notat e sipërme të shafronit dhe qimnonit, kombinuar me intrigën e tymit dhe jamballit, plus misterin e huaj të drurit guajak dhe lëkurës, kjo shishe e vogël të dërgon në një port afrikan përgjatë Udhës së Erëzave.

Bottega Veneta, $115

Mendoni një çantë të thurur nga Bottega Veneta, vetëm se në vend të rripave, imagjinoni koriandër dhe trëndafil. Në bazë, imagjinoni fjongo prej dru sandali, paçuli dhe aromë lëkure. Seksi, luksoz dhe klasik – posaçërisht për ty.

Caron Tabac Blond, $239

Në 1919-n, parfumieri francez Ernest Daltroff bëri një lëvizje feministe, të paktën për kohën: përfshiu nota lëkure në një parfum për femra. Gjithashtu përfshiu gjethe duhani dhe vanilje duke shtirë në mendjen e çdo nuhatësi imazhin e një bjondeje që tymos një cigare shtrirë në një kolltuk lëkure, në brendinë e një bari që s’bën për të.

Aramis Black, $70

Një prej parfumeve të parë në treg me tonalitete të limonta dhe të lëkurta, ky kombinim i drurit të dëllinjës, konjakut dhe lëkurës së butë shoqërohet me vetëbesim të pamatshëm. Falë grejpfrutit dhe temjanit të bardhë, lejon dhe praninë e një ane të butë dhe të ndjeshme.

Tom Ford Tuscan Leather, $222

Vetëm Tom Ford mund të kombinojnë jaseminë, shafron dhe mjedër me kamosh rustik e të krijojë një parfum që të bën të lahesh në të teksa pi verën më të shtrenjtë. Është ekzotik dhe joshës.