“PO BËJ NJË DUSH DHE…”/ Rudina Dembacaj poston mesazhet private me Mark Frrokun (FOTO) – AlpeGossip
“PO BËJ NJË DUSH DHE…”/ Rudina Dembacaj poston mesazhet private me Mark Frrokun (FOTO)

“PO BËJ NJË DUSH DHE…”/ Rudina Dembacaj poston mesazhet private me Mark Frrokun (FOTO)

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka pak ditë që ndan me ndjekësit çdo moment nga përditshmëria e saj. Ajo poston video të shumta në “Instastory” ku tregon se çfarë është duk bërë.

Madje Rudina nuk ngurron që të ndajë edhe momente më personale. Së fundmi, aktorja ka vendosur që të ndajë me fansat e shumtë mesazhet që i ka dërguar bashkëshorti, Mark Frroku.

Ajo u ka bërë ‘screenshot’ mesazheve që Frroku i ka dërguar në ‘WhatsApp’. “Zemër jam në shtëpi. Po bëj një dush dhe po të pre. Të dua”, i shkruan ai.

“Po bëj një dush dhe...”/ Rudina Dembacaj poston mesazhet

Ndërkohë Dembacaj e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Ndërkohë burri personal i trupit, që është bërë telef te shtëpia e re”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Rudina i bëri një kamerë të fshehtë Markut. Teksa mbante telefonin duke xhiruar në dorë, aktorja puth bashkëshortin, i cili pasi e kupton e pyet nëse po filmon.

Më pas, ajo e pyet nëse e do atë, ai i shmanget pyetjes pasi e kupton se Rudina ka telefonin ndezur. Teksa qesh, kjo e fundit i kërkon që ta pranojë se e do para njerëzve dhe ish-deputeti nuk e kursen një përgjigje shumë romantike: “Të dua, të dua”.