Stine është një nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, i cili vitet e fundit ka qënë mjaft i rezervuar me projektet e reja muzikore.
Por mesa duket kjo pausë e tij në muzikë nuk ka qënë kot sepse ai po përgatit albumin e radhës. Për “Mirage” Stine ka zbuluar se është drejt përfundimit të albumit ku disa prej këngëve janë bashkëpunime dhe një pjesë prej tyre janë shoqëruar më videoklip.
“Ka pafund bashkëpunime, i gjithë albumi është me bashkëpunime. Shpresoj ta nxjerr para vitit të ri, por nuk jam i sigurt nëse e kapim datën, po s’doli para do të dalë pas vitit të ri” – u shpreh këngëtari.
Gjithashtu ai zbuloi edhe planet për zgjerimin e familjes.
I pyetur nëse ka në mend të sjellë në jetë një fëmijë tjetër Stine u shpreh: “Kur ta shkruajë Zoti, kur ta caktojë ai datën, unë do punoj pa frena. Nuk kemi bërë plane, kemi qef t’i japim një shok gocës, një vëlla ta ketë si shok ose motër, por të shohim”.
Ndërkohë ai është baba i Estia-s 2 -vjeçare dhe duket se po e gëzon pa fund ndjenjën e të qënit baba.