Top Awards/ Për të 7-ën javë rresht, Elvana qëndron në kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqip – AlpeGossip
Top Awards/ Për të 7-ën javë rresht, Elvana qëndron në kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqip

Top Awards/ Për të 7-ën javë rresht, Elvana qëndron në kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqip

Duket se shkëputja muzikore që Elvana Gjata pati në muzikë, e ka sjellë artisten më fuqishëm se kurrë në tregun muzikor shqiptar të muzikës moderne shqiptare.

Për tre javë rresht ajo ka qëndruar në krye me “Xheloz” ndërsa 4 javët e tjera me “Me Fal”. Të dyja këto këngë janë pjesë të minialbumit më të ri të Elvanës, “3”, publikuar në ditën e lindjes së saj, në një ambjent të rrethuar me miq dhe familajrë.

Elvana ishte e ftuara speciale e finales së madhe të “The Voice Kids”, ku shkëlqeu me performancat “live” të këngëve “Ti Shqiperi me jep nder”, “Me Fal” si edhe “Xheloz”.

Elvana Gjata vazhdon të jetë në listë me 7 projekte muzikore, ku publikimi i saj më i ri ndërkombëtar “Off Guard” për këtë javë ka rezultuar mjaft i votuar, duke u ngjitur me 6 pozicione dhe duke zënë vendin e 27-të.

Ndërsa projektet e tjera si: “Me Fal”, “Ti Shqiperi me jep nder”, “Vec nje pike”, “Lejla” dhe “Forever is Over” renditen përkatësisht në vendin e 6-të, 16-të, 35-të, 43-të dhe 71-të.