“ISHE SHUMË VULGARE”/ Juria e “Dance With Me” kryqëzon Rashel Kolanecin – AlpeGossip
“ISHE SHUMË VULGARE”/ Juria e “Dance With Me” kryqëzon Rashel Kolanecin

“ISHE SHUMË VULGARE”/ Juria e “Dance With Me” kryqëzon Rashel Kolanecin

Rashel Kolaneci mbërriti në studion e “Dance With Me” si pasagjere në një motor, e nën tingujt e këngës “Gasolina” performoi sfidën e rradhës. Mirëpo kjo performancë, nuk u pëlqye nga juria e spektaklit, të cilët shprehën kritika mjaft të ashpra për 19-vjeçaren.

“Është shumë vulgare! Dhe unë gjykoj për atë që pashë! E nëse doni të dini, këtu nuk u kërcye fare” – tha Robert Aliaj.

Ndërsa Valbona u përpoq të zgjidhte fjalët e duhura për të shprehur se kjo nuk ishte një performancë e mirë e Rashelit.

“Unë me shijet e mia, nuk e pëlqej këtë kërcim. Dua që Rashelin ta shijoj në një tjetër lloj kërcimi” – tha Selimllari.

Edhe balerini Kledi Kadiu shfaqi rezerva në lidhje me performancën.

“Unë dua të të vlerësoj kur t’ia arrish vërtet! Ti nuk kishe as ndjenjë dhe as ekspresivitet në këtë kërcim” – u shpreh Kledi.

 

Edhe Rashel Kolaneci nuk qëndroi aspak e heshtur dhe iu përgjigj kritikave.

“Po ndihem shumë keq dhe nuk është as provokim dhe asgjë e këtij lloj. Jemi në vitin 2018 dhe jam 19 vjeç dhe besoj se është mosha ideale për të bërë “show”. Po provokim nuk është! Dhe më vjen shumë keq. Unë e respektoj shumë Robertin dhe nuk e kuptoj reagimin e tij! Në prova madje reagoi ndryshe, e filmoi gjithashtu.” – tha Rashel Kolaneci.

Edhe balerini profesionist Graciano Tagani u përfshi në debat, duke i dalë në mbrojtje Rashelit, por Kledi Kadiu e injoroi krejtësisht.

“Ti ke një qëllim të dytë për këtë reagim. Çfarë ke? Nuk të komplimentuan ty? Që sot e tutje nuk dua të flas më me ty sepse nuk kuptohemi.” – përfundoi Kledi Kadiu.