"NUK E DIJA QË ISHTE MILIONER"/ Adelina Tahiri tregon për herë të parë njohjen me burrin - AlpeGossip
“NUK E DIJA QË ISHTE MILIONER”/ Adelina Tahiri tregon për herë të parë njohjen me burrin

“NUK E DIJA QË ISHTE MILIONER”/ Adelina Tahiri tregon për herë të parë njohjen me burrin

Martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjoza Markov ka qenë shumë e komentuar në media e rrjete sociale përgjatë gjithë vitit. E ftuar sot në “Prive”, Adelina ka folur për herë të parë për njohjen me bashkëshortin duke i hedhur poshtë të gjitha fjalët që janë përhapur për të e duke u shprehur se nuk e dinte as nëse kishte milionat, as makinën që ai kishte, por thjesht e ka zgjedhur për njeriun që është.

“Pas një kohe të gjatë fillova të kem raporte, takoheshim më shumë se 2-3 herë në ditë. Filluam të shprehim ndjenjat. Unë nuk e dija sa të punësuar kishte, as që kishte sigurim, as çfarë makine kishte, nuk po e them për t’u arsyetuar por thjesht unë e desha për njeriun që është pa marrë parasysh që është 50-vjeçar, është milioner. Sikur asgjë mos të ketë, unë kam afër një njeri që më jep qetësi dhe kemi mirëkuptim. ana financiare është diçka që sot e ke nesër se ke.”, u shpreh Adelina.