Moderatorja Jona Spahiu veshi fustanin e bardhë thuajse një vit më parë por në këtë të rëndësishme për të mungonte ai: mbreti i shtëpisë.
Babai i moderatores është ndarë nga jeta 10 vite më parë e ka qenë pikërisht ai arsyeja se përse Jona vendosi të realizoi ceremoninë e martesës, si për të kënaqur atë që tashmë e sheh nga lart. E ftuar në emisionin “Thumb” Jona ka rrëfyer përjetimet e saj mbi atë se çfarë do të kishte bërë i ati nëse do të ishte ende ne jetë e duke e parë të veshur me vellon e bardhë të nusërisë.
“Ai ka punuar gjithë jetën shumë me ne. Lotët do i kishin rrëshkitur atë ditë , thjesht do më kishte bekuar. Ai nuk e ka njohur Frenklin por jam shumë e sigurt që do ta donte. Gocat gjejnë tek partneri një pjesë të sterotipit që kanë parë tek babai i tyre dhe me mua ka ndodhur.”, ka rrëfyer Jona.