E VESHUR SI ELVANA GJATA/ Luana feston pavarësinë e Kosovës me Florin dhe djemtë e "ThreeDots" - AlpeGossip
E VESHUR SI ELVANA GJATA/ Luana feston pavarësinë e Kosovës me Florin dhe djemtë e “ThreeDots”

E VESHUR SI ELVANA GJATA/ Luana feston pavarësinë e Kosovës me Florin dhe djemtë e “ThreeDots”

Luana Vjollca e ka pritur festën e pavarësisë në një koncert në Zvicër, ku të pranishëm ishin edhe djemtë e ThreeDots.

Moderatorja shqiptare ka ndarë më ndjekësit në Instagram disa moment të këndshme nga prapaskena e koncertit, ku po argëtohej me Florin dhe Dj Viki-n, Brunon dhe Klajdin.

Në një moment shihet teksa DJ Vik-i po përgatit një koktej për të gjithë grupin, ndërsa Luana e filmon.

Më pas ajo ka filmuar urimin e përbashkët për festën e Kosovës, e cila sot feston 11-vjetorin e pavarësisë.

Në sy na ra veshja e veçantë e moderatores, një fustan tutu, pra me tyl, i ngjashëm me fustanet që Elvana Gjata vishte në koncertet e verës 2018.