Pak ditë më parë, e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Rudina Dembacaj konfirmoi me gojën e saj se do e shohim shumë shpejt nuse me fustan të bardhë. Së fundmi, ajo ka treguar datën, vendin dhe orën.
Aktorja ka ripostuar në Instastory ftesën e dasmës, ku shkruhet se do të zhvillohet në datën 1 Tetor, ora 19:00, në Qendrën e Jezuiteve “Anton Luli”.
“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën!
Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00.
Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesë.