NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Moderatorja shqiptare zbulon gjininë dhe përlotet në studio (VIDEO) – AlpeGossip
NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Moderatorja shqiptare zbulon gjininë dhe përlotet në studio (VIDEO)

NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Moderatorja shqiptare zbulon gjininë dhe përlotet në studio (VIDEO)

Moderatorja e njohur e ekraneve shqiptare, Ermira Çausholli, është shtatzënë dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt.

E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, për të ndarë lajmin e pritjes së ëmbël, Ermira zbuloi se shumë shpejt do të sjellë në jetë një motër për tre vajzat e saj më të rritura.

Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë fakt, madje theksoi se si ajo dhe bashkëshorti janë pro familjeve të mëdha dhe fëmijëve, pa u ndikuar absolutisht në gjininë e tyre.

Përpos bisedës së ëmbël në studio nuk munguan as surprizat, pasi vajza e madhe, Gea, e përshëndeti me një videomesazh nga Austria.

Mjaftuan vetëm pak sekonda pas shfaqjes së fytyrës së të bijës në ekran dhe Ermira u përlot, duke treguar se sa shumë e lidhur është me të.