“DUA TË MARTOHEM ME TY”/ Jonida Vokshi merr propozimin publikisht nga gazetari i njohur… (FOTO) – AlpeGossip
“DUA TË MARTOHEM ME TY”/ Jonida Vokshi merr propozimin publikisht nga gazetari i njohur… (FOTO)

“DUA TË MARTOHEM ME TY”/ Jonida Vokshi merr propozimin publikisht nga gazetari i njohur… (FOTO)

Jonida Vokshi është ndër moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë. Sharmi dhe thjeshtësia që e karakterizon ka bërë që Jonida “të mos të dalë asnjëherë nga moda”. Përpos profesionalizmit të saj, ajo ka rrëmbyer dashurinë e njerëzve me buzëqeshjen e saj karakteristikë dhe bukurinë natyrale.

Rrjetet sociale nuk janë të preferuarat e saj, prandaj jo shpeshherë e shohim duke postuar foto në Instagram. Gjithsesi moderatorja ka vendosur që këtë të dielë të ndaje një foto selfie me ndjekësit e saj ku me siguri ka ngecur në trafik.

Sigurisht që bukuria e saj bie gjithmonë në sy prandaj dhe komentet janë pozitive. Një koment erdhi dhe nga gazetari Klisman Byku, të cilin e kemi parë shpesh në Digitalb. Klisman i ka shkruar moderatorEs që ai do të martohet me të. Jonida Vokshi ende nuk i ka kthyer përgjigje, por sigurisht do ta marrë me sportivitet komentin e tij.