BASHKËPUNIM MES YLLI LIMANIT DHE EMILY? Këngëtari zbulon detajet: Ka një zë… – AlpeGossip
BASHKËPUNIM MES YLLI LIMANIT DHE EMILY? Këngëtari zbulon detajet: Ka një zë…

BASHKËPUNIM MES YLLI LIMANIT DHE EMILY? Këngëtari zbulon detajet: Ka një zë…

Ylli Limani ka folur për herë të parë nëse ka mundësi që ai dhe Emily, vajza e Ilir Shaqirit, mund të sjellin një bashkëpunim.

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Iliri i ka kërkuar shpesh Yllit të bëjë një bashkëpunim me Emily, gjë që e la të kuptohet edhe në një intervistë të dhënë së fundmi por pa ia përmendur emrin Yllit.

Mirëpo, ky i fundit ka thënë se nuk ka asgjë konkrete. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, artisti u shpreh se do kishte patur dëshirë t’ia shkruante një këngë Emily sepse në bashkëpunime është i vështirë. Por, gjithsesi nuk e përjashtoi si mundësi.

“I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionhet se është baba. Edhe unë emocionohem. E ka një zë shumë të bukur. Për bashkëpunim nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha patur qejf të kisha autorsinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bind dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik. Unë krijoj rrallë për dikë tjetër sepse nuk ndihem mirë. Sepse ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt tjetri. Unë dua të jem në paqe me vete, sepse je duke i plotësuar dikujt ëëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur.”-tha ai.

Vajzat e Ilirit duket se do jetë një show-girl i famshëm në vendin fqinj e jo vetëm. Ndonëse në një moshë të vogël ajo ka eksploruar në fusha si muzikë, balet dhe aktrim.