ÇFARË NDODHI? Reagon Donaldi: Të gjithë kanë thënë… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Reagon Donaldi: Të gjithë kanë thënë…

ÇFARË NDODHI? Reagon Donaldi: Të gjithë kanë thënë…

Donald Veshaj ka zgjedhur që të jap një mesazh përmes një fotoje të publikuar në Instastory që e ka shoqëruar me një këngë që duket si kundërpërgjigje ndaj të gjithve.

Madje, për ta bërë më të qartë mesazhin që do të japë, aktori i ka zmadhuar shkronjat në gjithë madhësinë e fotos. Bëhet fjalë për këngën e Eminem, “Fall”, teksti i të cilës thotë: “Të gjithë kanë thënë se çfarë mendojnë për mua muajit e fundit. Është shumë e dukshme. Ndoshta është koha që unë të them se çfarë mendoj për ta.”

Që aktori ka qenë kryefjala e “Big Brother VIP” kjo është thënë shumë herë, por ai ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga formati. Fillimisht, u përfol se ai dhe Romeo janë përplasur me produksionin pas finales. Dy vëllezërit hoqën nga Instagrami promon e emisionit të tyre “Më lër të flasë” duke i bërë të gjithë të mendojnë se e kanë anuluar atë, teksa nuk morën pjesë as në festën e realizuar pas finales.

Mirëpo, kur të gjithë po aludonin rreth vendimit të tyre, Donaldi dhe Romeo u shfaqën në festën private të “Big Brother VIP” disa ditë pa finales duke hedhur poshtë zërat se kanë prishur marrëdhëniet me produksionin dhe kanë anuluar emisionin e tyre. Madje, pas festës kanë nisur të ndjekin në Instagram Lori Hoxhën.

Këtij ‘kaosi’ iu shtua edhe ndarja nga Beatrix. Ishte kjo e fundit që konfirmoi ndarjen përmes një statusi në Instastory. Këngëtarja i kishte vendosur një kryq fjalisë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë. Postimi është lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.

Përpos kësaj, ajo hoqi nga Instagrami të dy vëllezërit Veshaj dhe videon e surprizës që i bëri Donaldit. Vetëm pak ditë më vonë, edhe Donaldi e hoqi atë nga lista e njerëzve që ndiqte e po ashtu fshiu videot nga profili, duke lënë vetëm videon e puthjes me Borës.

Gjatë kësaj jave është transmetuar “Post Big Brother VIP” në të cilin është komentuar rrugëtimi i Donaldit, pa qenë ai i pranishëm, kujtojmë këtu se mes të tjerash Donaldi refuzoi edhe të ishte në “Post Big Brother VIP”, regjistrimet e të cilin u realizuan vetëm dy ditë pas finales.

Disa prej ish-banorëve e kanë komentuar atë me nota jo pozitive, duke e akuzuar se ka përdorur lidhjet e tij për lojë, e jo vetëm. Madje, Donaldi është ironizuar edhe për deklaratën e tij se do ndërtojë katër shtëpi për njerëzit ne nevojë. Ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej por ai e refuzoi duke thënë se ka kush ndërton tulla.

Për gjitha këto raste, Donaldi ka qëndruar në heshtje duke mos reaguar asnjëherë dhe duke mos dhënë versionin e tij për asnjë situatë.

Nëse pas këtij paralajmërimi ai do flasë më në fund për të gjitha mbetet për tu parë.

VIDEO