SA E BUKUR/ Selena Gomez shfaqet më e ëmbël se kurrë në dasmën e truprojës së saj – AlpeGossip
SA E BUKUR/ Selena Gomez shfaqet më e ëmbël se kurrë në dasmën e truprojës së saj

SA E BUKUR/ Selena Gomez shfaqet më e ëmbël se kurrë në dasmën e truprojës së saj

Selena Gomez është e njohur nga të gjithë si një nga personazhet më të sjellshëm në ‘Hollywood’. Ajo e ka treguar në shumë mënyra qasjen shumë të thjeshtë dhe të sinqertë me ata që e rrethojnë, punojnë me të, apo e ndjekin si fansa.

Këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë prania e Gomez në dasmën e truprojës së saj që u mbajt në Kaliforni, më 3 maj. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë të gjelbër plot shkëlqim, ndërsa grimi ishte shumë i lehtë.Sipas të pranishmëve, Selena mbajti edhe një fjalim gjatë të cilit u shpreh: “Kisha kënaqësinë të takoja Melisën. Isha shumë e emocionuar në fillim sepse ajo është shumë e mirë dhe e di sa shumë e do. Jam e nderuar që jam këtu dhe po festoj me ju të dy. Zoti ju bekoftë. Ne do lutemi për ju dhe shumë faleminderit për gjithçka”.Vetë këngëtarja ka publikuar vetëm një foto me një fans të vogël ditën e sotme duke zbuluar edhe ‘look-un’ e saj. Shumë nga detajet e pjesëmarrjes së Selenës në dasmë janë publikuar nga fansat, pasi vetë këngëtarja është distancuar nga rrjetet sociale prej muajsh.