“DO TË DUA DERI NË FUND TË JETËS…”/ Usta poston FOTON e Gentës dhe i dedikon fjalë të bukura: Dashuria jote… – AlpeGossip
“DO TË DUA DERI NË FUND TË JETËS…”/ Usta poston FOTON e Gentës dhe i dedikon fjalë të bukura: Dashuria jote…

“DO TË DUA DERI NË FUND TË JETËS…”/ Usta poston FOTON e Gentës dhe i dedikon fjalë të bukura: Dashuria jote…

Genta Ismajli dhe Usta janë kthyer në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Dhe duhet thënë se merita më e madhe i takon Ustës, që shumë shpejt është përshtatur me kulturën tonë e ka treguar se sa shumë e do Shqipërinë
Këtë gjë ai na e ka dëshmuar edhe me veprimine  fundit, që i ka habitur jo pak fansat e dyshes. Gjatë një darke me njerzit e tyre të afërt në Turqi, Usta ka zbuluar se ka bërë tatuazh në krahë shqiponjën dykrenore. Ka qenë Genta ajo që ka publikuar një video, në të cilën Usta zbulon krahun e tij dhe shihet se në të ka të gdhendur shqiponjën e flamurit shqiptar. Biznesmeni turk e ka treguar gjithë krenari tatuazhin e tij dhe sigurisht që pas këtij veprimi ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Usta lë kokën për këngëtaren shqiptare dhe ia tregon këtë çdo moment. Ai i bën shpesh dedikime të ëmbla në rrjete sociale, ndërsa ky i fundit na la pa fjalë!

“Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time”- shkruan ai në InstaStory.