JENNIFER LOPEZ PUBLIKON KËNGËN E RE/ E gjithë vëmendja është te vajza e saj në klip (VIDEO) – AlpeGossip
JENNIFER LOPEZ PUBLIKON KËNGËN E RE/ E gjithë vëmendja është te vajza e saj në klip (VIDEO)

JENNIFER LOPEZ PUBLIKON KËNGËN E RE/ E gjithë vëmendja është te vajza e saj në klip (VIDEO)

Jennifer Lopez publikoi mbrëmjen e së enjtes klipin e këngës së saj më të re “Limitless”, që është kolona zanore e filmit “Second Act”.

Ashtu si gjithmonë JLo duket e mrekullueshme dhe energjia e saj shfaqet në çdo skenë.

 

Por pjesa më interesante është momenti kur shfaqet vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muñiz, si një nga kërcimtaret.

Emme është një shëmbëlltyrë e mamit të saj, e veshur njësoj dhe duke luftuar njësoj si ajo, ndërsa teksti i këngës thotë:

 

“Jam një grua që gjëmon/ Jam një grua që thotë se dua më shumë/ Unë nuk kam limite”.

Vogëlushja duket se do të ndjekë hapat e së ëmës, ndërsa ne kur shohim këtë video habitemi me faktin kur ikën 10 vite!

Emme dhe vëllai i saj binjak, Maximilian David, erdhën në jetë nga martesa e JLo me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Filmi “Second Act” do të dalë në kinematë e botës nga sot. Në të, Lopez luan rolin e një gruaje që shpik një histori për të fituar një post të ngritur dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.