NDJEKËSI E NGATËRROI ME KËNGËTARIN SHQIPTAR/ Ilir Shaqiri i kthen përgjigjen epike – AlpeGossip
NDJEKËSI E NGATËRROI ME KËNGËTARIN SHQIPTAR/ Ilir Shaqiri i kthen përgjigjen epike

NDJEKËSI E NGATËRROI ME KËNGËTARIN SHQIPTAR/ Ilir Shaqiri i kthen përgjigjen epike

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, njëkohësisht edhe fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP” është aktiv në rrjetet sociale. Ai ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme si nga ana profesionale ashtu edhe ajo private.

Së fundmi, balerini postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte disa nga përbërësit e ushqimit që po përgatiste. Ai mori mesazhe të shumta, por njërin prej tyre e postoi në “Instastory”. Një ndjekës e ka falënderuar për këngët që ai bën.

Ai ka ngatërruar fituesin e BBV1 me këngëtarin shqiptar që mban të njëjtin emër dhe mbiemër si ai, Ilir Shaqiri.

 

 

Kengetari Ilir Shaqiri
Kengetari Ilir Shaqiri

“O bac si je, a u lodhe? Faleminderit për krejt këngët me 17 vjet që i kam i dëgjoj dhe s’ka muzikë ma t’mirë”, i ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë Iliri me humor i përgjigjet:

“Ti i gjete të gjitha. Vet i knoj e vet i kërcej”.