Këtë të hënë 3 vajza të reja ju shtuan spektaklit të “Love Story” për të fituar zemrën e Saimirit. Së fundmi ato kanë treguar më shumë për veten e tyre në intervistën për “Daily Love Story” dhe madje njëra prej tyre i ka shprehur hapur qëllimet e saj.
Generda, vajza që vjen nga Gjermania, është shprehur se në momentin e parë që takoi Saimirin mendoi se do i binte të fiktë, sepse ishte emocionuar shumë sapo e kishte parë. Kur është pyetur se ku e sheh veten pas 10 vitesh, ajo është shprehur se dëshiron të ketë një fëmijë dhe pse jo në krahë të Saimirit, duke sfiduar kështu hapur të gjitha vajzat.
“Ndoshta me Saimirin. Bëj shaka. Me Saimirin, duke udhëtuar, sepse kam shumë qejf të udhëtoj, ndoshta edhe me një bebe. I kam shumë qejf fëmijët, dua të kem dy vajza dhe një djalë.
Do ishte e mira që Saimiri të më jepte trëndafilin e fundit, kjo do ishte idealja. Por nëse nuk ma jep, do kthehem në Gjermani dhe do vazhdoj punën time dhe do kthehem tek bota ime e vjetër”, ka thënë Generda.
Ndërkohë kujtojmë se këtë të hënë, Saimiri vendosi që të largonte nga spektakli, Dritën dhe Kejdën. Ndërsa Albana hoqi dorë vetë, sepse Saimiri i rrëmbeu një puthje në buzë binjakes së saj, Silvanës.