"MOS E TEPRO ME..."/ Ja se çfarë e pret secilën shenjë në dashuri, punë dhe... - AlpeGossip
“MOS E TEPRO ME…”/ Ja se çfarë e pret secilën shenjë në dashuri, punë dhe…

“MOS E TEPRO ME…”/ Ja se çfarë e pret secilën shenjë në dashuri, punë dhe…

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.) Karriera: Do të jeni në gjendje të kaloni çdo vështirësi me sukses, por duhet të keni më shumë besim te personat që ju rrinë pranë. Mos pritni nga të tjerët që t’i përshtaten shijes tuaj, bëhuni më tolerant. Pranoni kritikat që janë me vend. Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks. Dashuria: Dashuria është në plan të parë, disa nga ju, gjatë komunikimit, i shterin e mocionet e shumta. Xhelozia, për një moment, mund që t’ua turbullojë memorien, ndërsa deshët e rinj, nuk mund të ekzistojnë pa ndihmën e të tjerëve. Këta do të lëshohen në lidhje dashurie, duke mos marrë parasysh pasojat eventuale.

DEMI (21.04. – 21.05.) Karriera: Edhe pse ju po përpiqeni që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur, bëni mirë që disa nga zakonet tuaja të ndryshojnë. Shëndeti: Mos e tepro me ushqimin. Nuk duhet të arsyetoheni me stresin që po përballoni. Dashuria: Kjo pikërisht nuk është kohë e romancës. Personat e lirë le ta dëgjojnë arsyen e jo zemrën. nga që mund të kenë konflikte serioze. Lidhjet e përhershme nga brenda janë të çrregulluara, mundohuni që me anë të bisedës ta zbusni situatën. Mësoni nga përvojat e reja, nuk mund ta pengoni atë që ka kaluar. Kujdes, të gjithë mund të kenë pengesa të vogla dashurie.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.) Karriera: Në sferën profesionale mund të paraqiten disa pasiguri, por shumë shpejt do t’ia gjeni anën për t’i kapërcyer. Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie. Dashuria: Marsi ende përcjell shenjën tuaj, ku ndërkohë qëndrimet dhe emocionet dalin në shesh edhe pse gjatë kohë, kanë qenë të izoluara. Bëni çmos që kjo fazë të tejkalohet, e cila është përplot ndjenja negative, veçanërisht kur është në pyetje hidhërimi, xhelozia e të ngjashme. Personat e lirë më tepër mendojnë për dashuri e shoqëri në përgjithësi. Te partneri i përhershëm mund të gjeni mbështetje të plotë, por megjithatë nuk duhet që ta shkyçni nga aktivitetet tjera.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.) Karriera: Përdorni zgjuarsinë dhe veproni duke u bazuar tek instinkti juaj i zhvilluar. Shëndeti: Projektoni një pushim qetësues. Dashuria: Periudha ‘neutrale’, siç është kjo, nuk ju sjell kthesë në fushën e dashurisë. Personat e lirë tepër janë të preokupuar me vetveten. respektivisht, janë të pasigurt në ndjenjat e veta, kështu që sjellja e tyre për lajkatar potencial është e parashikueshme. Tek marrëdhëniet e përhershme mund të bëheni barë e rëndë me kërkesat dhe sulmet që sjellin konflikte. Rikujtoni në të vërtetë se sa i keni aftësitë tuaja. Mos lejoni që rrethanat t’ua çrregullojnë jetën e dashurisë.

LUANI (23.07. – 22.08.) Karriera: Nëse tregoheni tepër të sinqertë keni për të lënë shteg që njerëzit të abuzojnë me ju. Një problem disi i ndërlikuar do të lindë përsa i përket ekonomisë tuaj, por që do të mund ta zgjidhni brenda një kohe të shkurtër. Shëndeti: Kërkoni ta ndryshoni rutinën ditore në punë dhe të tregoni sa vleni. Rrethanat e pengojnë energjinë tuaj, ndoshta për këtë gjë fajtor është mos adaptimi juaj. Dashuria: Problemet e së kaluarës me të dashurën duhet harruar, ndërsa kohën që e keni në disponim, kalojeni bukur, shfrytëzoni rastet e ofruara. Biseda stimulative do t’u mundësojë të qetësoheni. ndërsa partnerit tregoni se edhe ju keni unin tuaj.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.) Karriera: Një ngjarje e re është duke ju ardhur, do t’ju japë kurajon të bëni një lëvizje që prej kohësh keni menduar ta bëni. Shëndeti: Për ju nuk ekzistojnë pengesa, sa i përket shëndetit. Do ta keni situatën e tillë, që kurrë nuk e keni pasur më parë, transmeton Telegrafi. Dashuria: Vetëm çlodhuni dhe gëzojini suksesit tuaj të shkëlqyer gjatë këtyre ditëve. Personat e rinj, që i përkasin kësaj shenje, do të jenë në qendër të vëmendjes. Ju ofrohen aventura të shumta, kini kujdes gjatë udhëtimeve me partnerin. Me personalitetin tuaj, do t’i magjepsni të lirët. Punoni atë që ua do zemra.

PESHORJA (23.09. – 22.10.) Karriera: Do të merrni një qasje të re ndaj obligimeve në punë dhe karrierën tuaj. Jeni mjaft kreativ – mirëpo suksesi qëndron në bashkëpunim.Shëndeti: Nëse e përjashtojmë atë psikike, keni  gjendje relativisht stabile Dashuria: Zgjidhjet ekzistuese, çdo herë janë të kufi të grindjes dhe është rëndë që të realizohet raporti i mirëfilltë, nga që situata e kërkon të zmbrapseni një hap, sepse partneri i juaj është tepër kokëfortë. Peshoret e lira nuk mund të gjejnë partner që do t’i kënaqin dhe më mirë është të argëtoheni më shokët. Flijoni interesat personale, nga që do të pasojnë sukseset e shumta.

AKREPI (23.10. – 22.11.) Karriera: Megjithëse ndryshimet financiare nuk do të jenë të shumta, duhet të mendoheni mirë para se të merrni iniciativa. Shëndeti: Tregohuni pak më tolerantë, edhe pse fjalët e të tjerëve të bëjnë të ndihesh nervoz. Bëni kujdes me grykën dhe qafën. Dashuria:Do të ballafaqoheni me vështirësi të cilëve do t’ua çrregullojnë raportet me partnerin. Në këtë situatë do të mbretërojë pakënaqësia dhe de presionet e shumta. Të tjerët, do të kenë fat më të mirë, vetëm ju preferojmë të jeni të hapur ndaj shokëve, udhëtimeve dhe ndodhive. Mos pritni shumë nga lidhjet tuaja emotive, pala tjetër është tepër e ndjeshme.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.) Karriera: Më pak flisni, më tepër punoni. Do të keni mjaft aksione, ndryshime e ndodhi të tjera. Mos dramatizoni, dhe bëhuni të fortë, kthesa s’është larg. Shëndeti: Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm, por shëndeti stabil. Dashuria: Dikush do t’ju kritikojë se jeni përtac, asnjëherë i lumtur me atë që posedoni. ‘Kullosa është e gjelbër tek parku i fqinjit’, por nuk keni arsye të nervozoheni. Marrëdhëniet me partnerin do të jenë të rënda dhe interesat tuaja duhet t’i orientoni kah gjërat qenësore, nga që ende ka vend për argëtim e shëtitje Më pak flisni, më tepër punoni. Do të keni mjaft aksione, ndryshime e ndodhi të tjera.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.) Karriera: E kërkoni ndryshimin, por ende nuk keni kurajë për një veprim të tillë. Shëndeti: Gjendje relativisht e ndryshueshme, por asgjë brengosëse. Dashuria: Pa frikë tregoni se çka ndjeni. Rrethanat do t’ua mundësojnë këtë, por ky afrim racional, më tepër do t’u ndihmojë në punë, se sa në dashuri. Keni partner, ka ardhur koha që të jeni i/e sigurt në atë se çka dëshironi dhe pa hamendje t’i shprehni emocionet dhe ndjenjat tuaja. Analiza është në dobinë tuaj, por nuk duhet gjërat t’i mbani vetëm për veten tuaj. Personat e lirë janë të gatshëm ta marrin fjalën kryesore, ndoshta thirrjet telefonike, letrat, do të sjellin ndryshime.

UJORI (21.01. – 19.02.) Karriera: Do t’ju duhet ta përdorni më tepër intuitën tuaj për të arritur të ardhurat që dëshironi. Duhet të kuptoni çdo lëvizje të personave që keni afër pasi jo të gjithë dëshirojnë të mirën tuaj. Shëndeti: Përpos krizës nervore, që është e natyrës kalimtare, çdo tjetër do të jetë në rregull. Dashuria: Planetët i përkrahin lidhjet e shkurtra në aventura. Personat e lirë duhet ta kuptojnë rëndësinë e simpatisë dhe romancës, ndërsa një bisedë qëllimkeqe gjatë kësaj periudhe mund të çrregullojë marrëdhëniet me partnerin. Të mundshme janë mosmarrëveshjet dhe konfliktet, por më tepër do të pengojnë fjalët, se sa veprat.

PESHQIT 20.2 – 20.03.) Karriera: Mos pretendoni të arrini diçka për të cilën nuk jeni aspak të sigurt Disa gjëra patjetër të dalin në shesh, kështu që, ju pret një angazhim i madh. Shëndeti: Keni humbur qetësinë me ato që ndodhin në jetën tuaj private dhe shoqërore. Keni nevojë për qetësi. Dashuria: Fusha juaj sentimentale do të ketë ndryshime të shumta. Konfliktet dhe mosmarrëveshjet do të ndikojnë në rrezikimin e marrëdhënieve me personat e afërt, prandaj kini kujdes se çka flisni. Nëse dëshironi një lidhje të përhershme dashurie, ju preferojmë që të jeni më i sinqertë ndaj personit në fjalë.