Dy ish banorët e “Big Brother Albania” sapo u bënë prindër për herë të parë! – AlpeGossip
Dy ish banorët e “Big Brother Albania” sapo u bënë prindër për herë të parë!

Dy ish banorët e “Big Brother Albania” sapo u bënë prindër për herë të parë!

Vetëm para disa muajsh në portalet rozë doli daljmi se Klaudia e “Big Brother 5” dhe Arsimi nga “Big Brother 6” jo vetëm që kishin disa vite që ishin në një lidhje dashurie por edhe ishin në pritje të ëmbël.

Në fakt lajmi pati skepticizëm në fillim por pastaj kur disa foto të çiftit u postuan në rrjete sociale gjithçka u vërtetua.

Ditën e sotme, Klaudia dhe Arsimi janë bërë prindër për herë të parë. Të paktën kështu bën me dije një faqe në Instagram që shpesh poston lajme për ish banorët e të gjitha edicioneve.

Epo, urime mami Klaudia dhe babi Arsim! Ata tashmë janë çifti i dytë që bëhen prindër pasi janë njohur nga Big Brother pasi vendin e parë e zënë dyshja Ogreni dhe Neda të cilët aktualisht po presin fëmijën e tyre të dytë. /Blitz.al/