Moderatorja e njohur Elita Rudi është një nga personazhet më të komentuara në media. Jeta e saj private dhe martesa me reperin Gjiko kanë marrë një vëmendje të madhe dhe përfliten përherë.
Elita është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe gjithmonë në videot dhe fotot që publikon shfaqet shumë e kuruar dhe e veshur plot stil. Megjithatë ditën e sotme, si rrallëherë ajo ka vendosur të publikojë një foto ku shihet pa pikë grimi në fytyrë.
“Për njerëzit që kanë qejf të më shohin shumë pa makeup”, ka shkruar Elita pranë fotos ku duket tërësisht natyrale.