”Kameleoni” Ilva Tare/ Shihni ndryshimin drastik të gazetares ndër vite (FOTO) – AlpeGossip
”Kameleoni” Ilva Tare/ Shihni ndryshimin drastik të gazetares ndër vite (FOTO)

”Kameleoni” Ilva Tare/ Shihni ndryshimin drastik të gazetares ndër vite (FOTO)

Ajo mund të konsiderohet si një nga prezantueset me modelin më trendy dhe më të guximshëm të flokëve në ekran, bjonde platin dhe të prera shkurt. Bëhet fjalë për Ilva Taren, moderatoren e emisionit “Tonight” të transmetuar në “Ora News”. Në qoftë se shohim në retrospektivë, Ilva është një nga prezantueset që ka luajtur më shumë me modelin dhe ngjyrat e flokëve ndër vite edhe pse tiparet e imta të saj e kanë karakterizuar gjithmonë pavarësisht kohës që kalon.

 

Për shumë vite Tare mbajti statusin e spikeres së lajmeve, për t’u shkëputur më vonë pasi u largua nga Shqipëria. Disa vite më pas rikthehet në vend, tashmë si moderatore emisionesh të rëndësishme televizive.

 

Këto ndryshime që kanë shoqëruar jetën e saj profesionale janë shoqëruar edhe nga ndryshime të vazhdueshme të ngjyrës dhe modelit të flokëve. Aktualisht gazetarja duket se ndihet komode me flokë të shkurtër platin që për hir të së vërtetës e bëjnë të duket shumë stil dhe i japin një frymë të re imazhit në ekran.

Më poshtë po ju sjellim disa foto të Ilvës ndër vite për të kuptuar sa shumë ka ndryshuar .\revistawho.com