VIP-at shqiptarë që i dolën kundër rrymës, detaji misterioz që i bën ndryshe nga të tjerët (FOTO) – AlpeGossip
VIP-at shqiptarë që i dolën kundër rrymës, detaji misterioz që i bën ndryshe nga të tjerët (FOTO)

VIP-at shqiptarë që i dolën kundër rrymës, detaji misterioz që i bën ndryshe nga të tjerët (FOTO)

Ata janë të famshëm dhe shumë të ndjekur, duke u kthyer disa herë dhe në personazhe inspirues për ato çfarë bëjnë. Vipat shqiptarë kujdesen shumë për pamjen e tyre dhe kjo gjë vihet re. Përvec famës disa prej personazheve më poshtë i bashkon edhe dicka tjetër. Vendimi që morën për të ndryshuar mënyrën e të ushqyerit.

Amarda Toska

Ami është një nga ato personazhet shqiptare, e cila është shquar gjithnjë për linja mjaft të kuruara, për shkak edhe të profesionit të saj të mëparshëm si balerinë. Por mesa duket edhe moderatorja bukuroshe, Amarda Toska ka ndjerë nevojën që kultura e saj e të ushqyerit të ndryshojë duke u qasur kështu drejt ushqimeve bio dhe kryesisht drejt kulturës së ushqimeve vegane.

Jonida Maliqi

Përveçse këngëtare e bukura Jonidë tashmë është kthyer në një ikonë të vërtetë stili, mode dhe një model për stilin e jetesës. Patjetër që në çastin kur Jonida Maliqi vendosi të jetë më tepër e dhënë tek kuzhina vegane shumë nga ndjekësit e saj në rrjete sociale kanë vendosur të ndjekin shembullin e saj. Linjat e Jonidës ndonëse është nënë e Danit të vogël janë për t’u patur zili.

Arbana Osmani

Moderatorja energjike e Top Channel Arbana Osmani gjithnjë ka qenë partizane e të ushqyerit shëndetshëm, por gjithashtu edhe të pjatave të mira. Disa kohë më parë ajo ka botuar librin me receta: “Receta për njerëz që duam”. Kohët e fundit të ka nisur të konsumojë gjithnjë e më tepër ushqime bio dhe vegane duke e ndërruar në këtë mënyrë stilin e jetesës për ta bërë më të shëndetshëm.

Arbër Çepani

Por gjithashtu ka edhe personazhe të njohur të shoëbizit shqiptar të cilët kanë hequr dorë njëherë e mirë nga përdorimi i mishit duke u kthyer në vegjetarianë. Një prej tyre është edhe fituesi i reality show, Big Brother Albania 1, Arbër Çepani. Prej disa kohësh ai nuk është më konsumues i mishit duke e ndryshuar në këtë mënyrë stilin e tij të jetesës.

Linda Halimi

Të gjithë i kujtojmë fillesat e këngëtares Linda Halimi në grupin “Ngroba” kur ajo kishte disa kile të tepërta. Megjithatë me regjimin tërësisht të ndryshuar të saj është përfshirë edhe heqja tërësisht e konsumimit të mishit. E tashmë trupi, linjat e Linda Halimit janë kthyer në një shembull të vërtetë suksesi kundër kilogramëve të tepërt dhe problemeve në shëndet që ato sjellin.

Real One

Edhe reperi i njohur Real One ka vendosur ti thotë jo mishit! Reperi nga Kosova tashmë është në listën e personave që tashmë janë kthyer në vegjetarianë, ndonëse pamje e tij e parë është e një mashkulli të forte dhe të çon në mendimin se pjata e tij preferuar është mishi dhe nënproduktet e tij.

Niki Delijorgji

Ajo është modele e njohur, por kohët e fundit e bukura Niki Delijorgji i është dedikuar mjaftueshëm të ushqyerit në mënyrë vegane dhe vegjetariane, jo shumë për të jetuar shëndetshëm, por për të dalë në mbrojtje të të drejtave të kafshëve si një animaliste mjaft e devotshme.

Xhemi Shehu

Një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar, e cila nuk ka patur kurrë probleme më format trupore. Megjithatë Xhemi Shehu sërish ka zgjedhur të ndryshojë mënyrën e tij të të ushqyerit duke iu afruar kulturës vegane dhe ushqimeve që kanë në bazë perimet, kombinuar padyshim edhe me aktivitetin fizik. /Revista Bordo/