Reperi Travis Scott nuk lë hapësirë që të tjerët ti afrohen partneres Kylie Jenner dhe vajzës së tyre Stormi kur janë në udhëtim. Sa herë që ato të dyja e shoqërojnë në koncerte muzikore, Travis sigurohet që të marrë 5 ose 6 roje sigurie që të qëndrojnë pranë tyre.
Burime pranë TMZ kanë konfirmuar se ai kërkon që të pastrohen dhomat e zhveshjes dhe hapësirat e prapskenave që të kenë rrugëdalje në rast të një incidenti.
Ekipi i tij konfirmon se performancat më të mira janë kur Kylie dhe Stormi janë duke e ndjekur nga prapaskena.