KOHA TË SHOHIM ME SY TJETËR HUDHRËN!/ Mrekullitë e saj nga kurimi i ftohjes tek… – AlpeGossip
KOHA TË SHOHIM ME SY TJETËR HUDHRËN!/ Mrekullitë e saj nga kurimi i ftohjes tek…

KOHA TË SHOHIM ME SY TJETËR HUDHRËN!/ Mrekullitë e saj nga kurimi i ftohjes tek…

Pavarësisht reputacionit jo të shkëlqyer, hudhra ka benefite të mrekullueshme për shëndetin tonë. Emri i saj shkencor është ‘Allium Sativum’ dhe është një specie bimore me veti medicinal të rëndësishme, përfitimet e të cilave kanë të bëjnë më së shumti me sistemin imun dhe atë kardiovaskular.

Hudhra është një burim i shkëlqyer mikronutrientësh si vitamina B6, C dhe me përmbajtje mineralesh në vlera të bollshme si mangani, seleni, fosfori, bakri, kalciumi, hekuri dhe kaliumi.

Benefitet e hudhrës

Përbërësi aktiv i hudhrës quhet alicinë ( e pasur në squrfur). Një thelpi hudhër nuk ka aromë deri në momentin që nuk përpunohet fizikisht (pritet, shtypet, përtypet), pra deri në momentin që nuk ndodhin këto fenomene, alicina nuk është prezente. Alicina ekziston vetëm në hudhrën e gjallë. Gatimi e shkatërron atë dhe e shpërbën në komponime të tjera më pak efikase. Këshillohet ta lejosh hudhrën për 10 minuta pas prerjes ose shtypjes në mënyrë që të aktivizohen vetitë e fuqishme të përbërësve të saj nëse nuk doni ta hani krudo.

Hudhra dhe aroma e keqe e gojës

Çfarë e shkakton aromën tek hudhra? Ësthë procesi që përshkruam më sipër (çlirimi i alicinës) përgjegjës për aromën e fortë. Mënyra e vetme për të hequr qafe aromën është ta ‘dëbosh’ atë përmes funkisoneve normale trupore. Pasi të hani hudhër, molekulat e squfurit që lëshojnë aromën absobohen në qarkullimin e gjakut dhe mushkëri. Kështu që çfarë të bëni? Shoqërojeni me perime, hani fruta më pas dhe përtypni një çamçakëz. Mënyra më e mirë për t’i shpëtuar asaj është ta hani hudhrën shpesh, por në sasi të vogla.

Përfitimet e hudhrës

Shëndeti i zemrës: Hudhra është njohur gjerësisht si një agjent parandalues edhe për trajtimin e smëundjeve kardiovaskulare e metabolike, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe uljen e rrezikut të infarktit në zemër.

Redukton koagulimin: Hudrha ka veti kurative dhe antikoagulante dhe mund të shërbejë si parandaluese për mpikjsen e gjakut që mbart një rrezik të lartë të sulmit në zemër. Hudhra është një alternativë natyrale e aspirinës.

Rreziku i kancerit: Perimet e gjinisë ‘Allium’, sidomos hurdha dhe qepa me kombonimet e tyre biokative të squfurit mund të kenë efekt në të gjitha fazat e formimit të kancerit dhe të influencojnë shumë procese biologjike që modifikojnë rrezikun e kancerit apo ngadalësojnë zhvillimin e tij.

Ftohje dhe dhimbje fyti: Hudhra mund të forcojë aftësinë e rruazave të bardha të gjakut për të luftuar infeksionet dhe për të stimuluar qelizat e tjera imunitare që luftojnë infeksionet virale dhe bakteriale. Për të ftohtin siguron efekte dekongjestionale dhe lufton dhimbjen e gjoksit.

Antioksidante: Vetitë antioksidante të hudhrës janë shumë të dobishme për të neutralizuar dëmet oksiduese të qelizave shkaktuar nga radikalet e lira, të cilat mund të ndihmojnë zhvillimin e disa sëmundjeve dhe të përshpejtojnë plakjen e indeve.

Antibiotike: Hudhra ka veti antibiotike natyrore deri në atë pikë sa kondierohet më e fuqishme se penicilina. Ajo është përdorur si një antiseptik për të mjekuar plagët.

Përmirëson pamjen e lëkurës: Aknet janë një gjendje e zakonshme e problematikave të lëkurës, sidomos të fytyrës, që prek shumë të rinj, madje dhe të rritur. Ato prodhohen nga akumulimi i disa baktereve në pore të cilat bllokohen për shkak të yndyrës së tepërt të prodhuar nga gjendrat dhjamore (të motivuara nga ndryshimet hormonale, higjena e papërshtatshme, stresi dhe dieta jo e mirë). Alicina e pranishme në hudhër ka veti antibakteriale, antifungale, antivirale dhe antiseptike që mund të shkatërrojnë bakteret përgjegjëse për formimin e akneve në lëkurë.

Përmirësimi i tretjes: Alicina nxit sekretimin e lëngjeve gastrike që stimulojnë mukozën e stomakut.