“FALË ZOTIT KY PASION…”/ Venera Lumani zbulon sa para fiton ajo dhe Lindi si këngëtarë (FOTO) – AlpeGossip
“FALË ZOTIT KY PASION…”/ Venera Lumani zbulon sa para fiton ajo dhe Lindi si këngëtarë (FOTO)

“FALË ZOTIT KY PASION…”/ Venera Lumani zbulon sa para fiton ajo dhe Lindi si këngëtarë (FOTO)

Venera Lumani dhe Lind Islami janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër këngëtarët më të suksesshëm në industrinë muzikore shqiptare duke qenë se këngët e tyre të dashurisë kthehen në hite.

Me anë të një postimi në Instastory, së fundmi Venera ka treguar se po punon dhe po fiton aq të ardhura sa të mund t’i sigurojë jetesën fëmijëve të tyre në të ardhmen dhe për të udhëtuar nëpër botë me Lindin.

“Jam shumë entuziaste për projektin tonë të ri! Çdo ditë e më shumë kuptoj se të krijuarit muzikë më bën të ndjehem e lumtur dhe e fuqishme. E dashuroj punën time aq shumë sa që m’duket sikur s’po punoj fare.

Falë Zotit ky pasion po kthehet në sukses dhe të ardhura të pastërta që një ditë do më ndihmojnë të rris fëmijët e mi dhe të kem aq para sa për të udhëtuar me plakun tim Lindin, e krejt gjërat e tjera janë aq të pavlera”, shkruan Venera.