Franca, në garën e Eurovizionit, do të përfaqësohet nga transseksuali Bilal Hassani.
“Eurosong” këtë vit do të zhvillohet në kryeqytetin izraelit të “Tel Avivit” dhe pritet të fillojë më 18 maj.
Pasi fitoi 200 pikë në garën e “Detination Eurovision”, Hassani fitoi të drejtën të përfaqësojë Francën me këngën “Roi”, që do të thotë “Mbreti”.
Bilal Hassani, njëkohësisht është këngëtar dhe kompozitor 19-vjeçar francez, por me origjinë marokene.
Informacioni që Hassani do të përfaqësojë Francën në Eurosong ka ngjallur vëmendjen e publikut, kryesisht për shkak të faktit se Hassani është një transseksual.
Por kjo vëmendje nuk duhet ta shqetësojë Hassan, pasi kryesorja është përfaqësimi sa më dinjitoz i Francës.