“NË ORËT EVONA TË NATËS”/ Ç’bëri Flori Mumajesi që i preku të gjithë: Sa shumë të doja vetëm kur… (VIDEO) – AlpeGossip
“NË ORËT  EVONA TË NATËS”/ Ç’bëri Flori Mumajesi që i preku të gjithë: Sa shumë të doja vetëm kur… (VIDEO)

“NË ORËT EVONA TË NATËS”/ Ç’bëri Flori Mumajesi që i preku të gjithë: Sa shumë të doja vetëm kur… (VIDEO)

Artisti shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi i mungoi ekranit për 10 muaj rresht e kjo mungesë e tij bëri që të ishte në qendër të vëmendjes së mediave ndërsa fansat të shqetësuar prisnin të mësonin ç’kishte ndodhur me këngëtarin.

Ditët e fundit Flori është rikthyer, jo për të na dhënë detaje se ç’ka bërë gjatë këtyre muajve, por për të na lajmëruar për projekte të reja.

Mbrëmjen e djeshme në orët e vona Flori hyri në Instagram për të mbështetur bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Klajdi Harunin. Flori postoi një pjesë të këngës “Shiu i verës” që Klajdi e solli rikrijm javën e kaluar.

“Sa shum te doja vetem kur thoshe t’lutem mos u ndal o shi…”, shkruan Flori krah postimit, një pjesë e shkëputur nga kënga prekëse.

Ndërsa pak javë më parë Flori deklaroi se po rikthehet me një bashkëpunim të ri së bashku me Brunon dhe Shkurte Gashin.