Ndoqi padashje një faqe të Selenës/ Hailey Baldwin e shpjegoi përse (FOTO) – AlpeGossip
Ndoqi padashje një faqe të Selenës/ Hailey Baldwin e shpjegoi përse (FOTO)

Ndoqi padashje një faqe të Selenës/ Hailey Baldwin e shpjegoi përse (FOTO)

Hailey Baldwin nuk shpëton dot nga hija e ish-partnerja e Justin Bieber, Selena Gomez.

Në çdo moment modelen e etiketojnë në “Instagram”, të gjitha faqet që i dedikohen këngëtares së hitit “Back to You”. Dhe si padashje, përfundoi duke ndjekur edhe vetë një nga këto faqe, por jo për shumë gjatë!

“Oh Zot i Madh, Bailey më ndoqi në ‘Instagram’ dhe e fshiu menjëherë. Çfarë?” – shkruante në një nga postimet faqja e fansave të Selenës.

Duke qënë se Baldwin është një vajzë shumë e kulturuar, nuk ia kurseu një shpjegim.

“Hey, të ndoqa aksidentalisht. Më fal” – shkruante në mesazh Hailey.

Bieber dhe Gomez kanë qënë të lidhur prej vitesh, përpara se ai dhe Baldwin të ribashkoheshin në qershor dhe të martoheshin në mënyrë shumë sekrete.

Ende nuk është bërë e ditur sesi Hailey ndihet për marrëdhënien e saj me Gomez, por duket se sytë i ka tek faqet që përcjellin informacionet përkëngëtaren Selena Gomez.