TË GJITHË DO E DONIT NJË TË TILLË/ Adelina Tahiri bën blerjen super të shtrenjtë (FOTO) – AlpeGossip
TË GJITHË DO E DONIT NJË TË TILLË/ Adelina Tahiri bën blerjen super të shtrenjtë (FOTO)

TË GJITHË DO E DONIT NJË TË TILLË/ Adelina Tahiri bën blerjen super të shtrenjtë (FOTO)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar, vëmendjen e së cilës tashmë e ka marrë edhe vogëlushi Jon.

Ai është kthyer në një ndër bebushët më të njohur dhe fotot e videot e tij në profilin e Adelinës tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave.

Këngëtarja ka treguar se është tepër e lumtur me bashkëshortin dhe djalin e tyre dhe tashmë s’i mungon asgjë nga beqaria, pasi po e shijon në maksimum martesën dhe mëmësinë.

Së fundmi në Instastoryn e saj, Adelina ka ndarë me ndjekësit blerjen e fundit që e ka lumturuar shumë. Këngëtarja ka filmuar një makinë të bardhë “BMW”, të cilën e ka marrë për vete dhe pamjen e saj e ka ndarë menjëherë me fansat në Instagram.