PAS MUAJIT TË MJALTIT/ Jonida mbledh për darkë gjithë shoqet e ngushta, mungon Elvana Gjata (FOTO) – AlpeGossip
PAS MUAJIT TË MJALTIT/  Jonida mbledh për darkë gjithë shoqet e ngushta, mungon Elvana Gjata (FOTO)

PAS MUAJIT TË MJALTIT/ Jonida mbledh për darkë gjithë shoqet e ngushta, mungon Elvana Gjata (FOTO)

Me datë 14 Shtator çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krrapi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dasma u organizua me detaje nga ‘Ami Event’ dhe gjithçka ishte realizuar si në përralla.

 

Pas dasmës, Jonida dhe Besniku nisën muajin e tyre të mjaltit. Dyshja ka publikuar disa momente nga këto pushime duke treguar se janë shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

Muajit të mjaltit i erdhi fundi dhe dyshja u kthye në kryeqytet. Një ndër gjërat e para që Jonida ka menduar të bëjë është takimi me mikeshat e saj të ngushta. Epo sa është kthyer nga muaji i mjaltit, e sigurt që ka çfarë t’iu tregojë! ‘Revista Who’ ka siguruar një foto gjatë darkës që ka organizuar me shoqet dhe vajzat shihen shumë të buzëqeshura në atmosferën e ngrohtë të miqësisë.