Jona Spahiu është ndër ato vajza të ekranit që nuk ka hequr kurrë dorë nga palestra. Ajo ka qenë gjithmonë shumë aktive dhe rezultatet janë më se të qarta në linjat e saj trupore. Këtë mënyrë jetese ajo po përpiqet ta kalojë edhe tek djali i saj, Raiden.
Së fundmi Jona ka ndarë në rrjete sociale një video, në të cilën shihet duke u stërvitur në shtëpi me bashkëshortin, Frenklin dhe vogëlushin e tyre. Të tre ata shihen duke kombinuar disa mënyra të ndryshme ushtrimesh dhe këtë moment e kanë shijuar shumë. Edhe i vogli Raiden i ka shoqëruar deri në fund dhe sigurisht ky moment ka qenë shumë i vlefshëm për të tre për shumë arsye.
Përveçse e kanë përdorur si një moment për t’u kujdesur për veten, Jona dhe Frenkli e kanë shfrytëzuar edhe si mundësi për të kaluar sa më shumë kohë me djalin e tyre. Gjithashtu me të tilla situata ata mësojnë të voglin e tyre se sa i kujdesshëm duhet të jetë ai ndaj një jetese të shëndetshme.
Për të gjitha këto arsye nuk do të ishte keq që të gjithë prindërit të provonin diçka të tillë me vogëlushët e tyre në shtëpi.
Kujtojmë se djali i Jonës dhe Frenklit erdhi në jetë në shtator të 2018-s, pak kohë pasi ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.