VETËM DISA LËVIZJE TË SAKTA/ Këto ushtrime mund të bëhen në zyrë (FOTO) – AlpeGossip
VETËM DISA LËVIZJE TË SAKTA/ Këto ushtrime mund të bëhen në zyrë (FOTO)

VETËM DISA LËVIZJE TË SAKTA/ Këto ushtrime mund të bëhen në zyrë (FOTO)

Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të “sakta” për të lehtësuar muskujt e lënduar dhe për të parandaluar dhimbjen e shpinës, që mund të bëhen në zyrë pa tërhequr vëmendjen.

Tetë orë të përkulur në tavolinë para kompjuterit, ndoshta nën presion dhe stres, duke mbajtur mausin midis gishtave në njërën anë dhe telefonin në anën tjetër. Nuk është çudi që në fund të ditës ta gjeni veten me shpatulla të lënduara dhe të mpirë.

Për të kufizuar dëmtimin, përveç lejimit të disa pushimeve kohë pas kohe, mund të bëni disa ushtrime stretching, të thjeshta dhe të përshtatshme me mjedisin e punës.

Të thjeshta dhe pa shumë mundim, shihni më poshtë disa ushtrime që mund ti bëni në vendin tuaj të punës.

Për qafën: përkulni kokën përpara dhe pastaj në krah

Për shpinë, tërhiquni lartë si një fije e varur në tavan.

Rrotulloni bustin në anë me bërryla të hapura dhe pa lëvizur ijet.

Për të shtrirë shpinën: përkuluni përpara derisa të prekni këmbët tuaja me duart tuaja.

Për duart: manipuloni një top gome

Për këmbët: mblidhni një gjunjë në gjoks, duke i alternuar.