Roza Lati ka qenë e pranishme në ekran gjatë verës me emisionin “Bukë me vete”, me të ftuar të ndryshëm që udhëtonin me kamper. Ky emision përfundoi muajin e kaluar dhe Roza për disa ditë mori pushimet.
Tani moderatorja ka njoftuar se i është rikthyer punës dhe ka zbuluar se shumë shpejt do e shohim sërish në ekran.
Roza ka postuar një foto me stafin dhe shkruan se shumë shpejt do fillojë sezoni tretë i “Why not”.
Moderatorja shfaqet në kinema ku siç duket po xhirohet promo e emisionit.