AKSIDENT NË ISH-BLLOK/ Armela e Big Brother përplaset me makinë (FOTO) – AlpeGossip
AKSIDENT NË ISH-BLLOK/ Armela e Big Brother përplaset me makinë (FOTO)

AKSIDENT NË ISH-BLLOK/ Armela e Big Brother përplaset me makinë (FOTO)

Mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një aksident në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. “Newsbomb.al” bën të ditur se ngjarja ka ndodhur tek “Libri Universitar” ku janë përplasur 3 automjete rreth orës 00:00.

Në një nga automjetet ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother” e cila udhëtonte me një “Smart” të kuq.

Armela është përplasur me dy automjete të tjera teksa drejtonte makinën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.

ImageImage