“E BUKUR DHE E ZGJUAR"/ Fiori Dardha zbulon moderatoren e saj të preferuar - AlpeGossip
“E BUKUR DHE E ZGJUAR”/ Fiori Dardha zbulon moderatoren e saj të preferuar

“E BUKUR DHE E ZGJUAR”/ Fiori Dardha zbulon moderatoren e saj të preferuar

Fiori Dardha është një nga gazetaret më transparente të ekranit shqiptar, e cila nuk ka nguruar asnjëherë të shprehë mendimin e saj të vërtetë.
Në një postim të fundit në ‘Instastory’, Dardha ka treguar se një nga moderatoret e saj të preferuara është Dojna Mema.
“E bukur, e zgjuar, e artikuluar, e shpenguar, karizmatike. Më pëlqen shumë”, ka shkruar Fiori bashkangjitur me foton e saj.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që gazetarja e njohur zgjedh ta tregojë publikisht vlerësimin mbi punën e kolegëve.
Kujtojmë se prej 2 vitesh ajo drejton programin ‘Boom’ në ekranin e ‘Oranews’, ku trajton tema të aktualitetit dhe politikës shqiptare./revistawho.com