Photoshopi “dështon” përsëri/ Fansat akuzojnë modelen e njohur se ka manipuluar këtë imazh (FOTO) – AlpeGossip
Photoshopi “dështon” përsëri/ Fansat akuzojnë modelen e njohur se ka manipuluar këtë imazh (FOTO)

Photoshopi “dështon” përsëri/ Fansat akuzojnë modelen e njohur se ka manipuluar këtë imazh (FOTO)

E kush nuk do të jetë i bukur në sytë e të tjerëve dhe sidomos kur je një personazh publik përpjekja bëhet gjithmonë dhe më e ndjeshme.

Ajo është një nga modelet më të njohura të pasarelave botërore por mesa duket këtë herë punët nuk kanë shkuar dhe aq mirë.

Naomi Campbell është akuzuar nga fansat se ka përdoru photoshop-in në një foto të publikuar të martën në Instagram foto kjo nga një seri photo-shooting.

47-vjeçarja ka publikuar një imazh make-upi dhe akuzat e fansave qëndrojnë pikërisht në faktin se Naomi ka përdorur photoshop-in për të holluar hundën e saj në foto.