NIS NJË HISTORI TË RE/ Aktorja e famshme ndahet nga i fejuari – AlpeGossip
NIS NJË HISTORI TË RE/ Aktorja e famshme ndahet nga i fejuari

NIS NJË HISTORI TË RE/ Aktorja e famshme ndahet nga i fejuari

Aktorja e famshme, Emma Roberts dhe Evan Peters i kanë dhënë fund lidhjes së tyre njëherë e mirë. Një burim i afërt i dyshës është shprehur për ‘E!News’ se Emma dhe Evan janë ndarë shumë pak pas festës së ‘Shën Valentinit’, kjo për shkak të problemeve që lidhja e tyre kishte. “Kanë pasur shumë ulje dhe ngritje. Pavarësisht se të dy u përpoqën që të rregullonin gjithçka, ndarja ishte e pritshme”, shkruan ‘E!News’. Emma dhe Evans janë ndarë pa sherre, megjithatë duket se aktorja po përpiqet ta lërë pas këtë periudhë.

Ajo është gati të fillojë një histori të re me aktorin Garret Hedlund dhe mund të themi se tani mund të quhen një çift.

Sipas burimeve, Emma dhe Garret kanë dalë në disa takime dhe janë ende duke eksploruar lidhjen. Duket se aktorja e pëlqen vërtetë Garret, por mos prisni të shihni asgjë serioze nga ana e saj për momentin.