BESONTE SE ISHTE “DJALI I DJALLIT”/ Gërvishtja e maces bën 14-vjeçarin të mendojë vetëvrasjen – AlpeGossip
BESONTE SE ISHTE “DJALI I DJALLIT”/ Gërvishtja e maces bën 14-vjeçarin të mendojë vetëvrasjen

BESONTE SE ISHTE “DJALI I DJALLIT”/ Gërvishtja e maces bën 14-vjeçarin të mendojë vetëvrasjen

Një adoleshent ishte gati të kryente vetëvrasje pasi mori një sëmundje nga gërvishtja e maces. Djali, emri i të cilit nuk është zbuluar, përfundoi në spital rreth 4 herë brenda 18 muajve.

Për këtë arsye, filloi të besonte se ishte “djalli, ose djali i djallit”.

Doktorët zbuluan se ai është i sëmurë me skizofreni. 14-vjeçari kishte mendime vetëvrasjeje dhe kishte frikë se macja do ti shkaktonte vdekjen.

Sëmundja avancoi duke i shkaktuar halucinacione, frikëra të ndryshme dhe shpërthime zemërime. Të gjitha këto veprime detyruan nënën e adoleshentit që të linte punën për tu kujdesur për të.

Gjatë një qëndrimi 11-javor në spital, u bë një testim i gjerë pasi nuk po u përgjigjej trajtimeve të zakonshme.

Një mjek zbuloi disa shenja në lëkurën e tij, të cilat lidhen me “sëmundjen e gërvishtjes së maces”, të shkaktuar nga një baktere e quajtur “Bartensella henselae” e gjetur në gojë dhe kthetrat e maceve.