I KOMBINUESHËM ME ÇDO GJË/ Ja fiksimi i ri i vajzave të famshme: Një rrip Dior tepër i shtrenjtë – AlpeGossip
I KOMBINUESHËM ME ÇDO GJË/ Ja fiksimi i ri i vajzave të famshme: Një rrip Dior tepër i shtrenjtë

I KOMBINUESHËM ME ÇDO GJË/ Ja fiksimi i ri i vajzave të famshme: Një rrip Dior tepër i shtrenjtë

Jo çdo gjë që blejnë vajzat e famshme mund t’i kenë edhe vajzat e thjeshta. Fakti që i shohim në Instagram me veshje të shtrenjta, kjo gjë nuk na bën të ndihemi shumë mirë, por gjithsesi e kalojmë pasi largohemi nga profili i tyre dhe i harrojmë. Gjithsesi, për vajzat e zakonshme që kanë mundësi të blejnë gjëra të shtrenjta: ja ku e keni fiksimin e ri të VIP-ve, një rrip i shtrenjtë nga Dior.

Ky rrip është tipik Dior, minimalist, por që bie në sy. Shkronjat nuk janë shumë të mëdha, por në çdo veshje është e pamundur që sytë të mos shkojnë tek ai.

Ky rrip mund të kombinohet siç ka vepruar Arbana me një veshje e gjitha e zezë (xhaketë dhe fund me pupla).

Edhe Xhensila ka zgjedhur që tek një veshje klasike të vendosë rripin Dior.

Drilona Boçi gjithashtu qëndron tek të njëjtat kombinime, me kostumin e kuq dhe atë të zi, rrugëve të New York-ut.

Ndërkohë Lori Hoxha ka zgjedhur ta vendosë kur ka veshur një jumpsuit bezhë.

E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha e ka kombinim më sportiv. Me pantallona të shkurtra dhe një bluzë me mëngë të gjera.

Pra, ky rrip që kushton plot 630 dollarë mund të kombinohet me çdo veshje. Mjafton që t’i keni paratë për ta blerë.